Transmetuar më 11-07-2018, 19:15

Një ditë pas zyrtarizimit te Juventusi, fanelat e Kristiano Ronaldos po shiten në masë.

Mediat shkruajnë se në çdo 1 minutë shitet një bluzë me emrin e tij.

Duket se paratë që Juventusi shpenzoi për më të mirin në futboll do të përfitohen vetëm nga shitja e fanelave.

Deri më tani në Milano një fanellë e Ronaldos po blihet për cdo minutë që kalon.

Në dyqanin e Juves në Milano janë bërë radhë të gjata si dhe porositjet online kanë zënë një numër të madh për fanellat gati për tu shitur.

CR7 kaloi te kampionët e Italisë për 100 milion euro, ndërsa do të përfitojë 30 milion euro në sezon. /k.k/noa.al/