Transmetuar më 11-07-2018, 17:19

Njihet ndryshe si klani mafioz “Mariglianesi”, me qendër veprimi në Napoli të Italisë, dhe është goditur nga autoritetet e “Castello di Cisterna-s”.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se ky grup i strukturuar vepronte në fushën e drogës, ndërsa nga operacioni policor janë ekzekutuar 20 urdhër-arreste.

Mes të arrestuarve ishte edhe një shqiptar: Erson Nanaj 35 vjeç, i cili banonte në Acerra (komunë në Napoli).

Klani kriminal raportohet se ishte aktiv veçanërisht në trafikun e drogës 24 orë në 24. Por përveç trafikut të drogës, grupi merrej me grabitje, gjobëvënënie ndaj biznesmenëve dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Raportohet se organet ligjzbatuese italiane ndërhynë pasi klani mafioz kriminal po përgatisje një vrasje, për të cilën ende nuk ka detaje për shkak të hetimeve. /k.k/noa.al/