Transmetuar më 11-07-2018, 14:55

Një grua në Divjakë ka gjetur vdekjen këtë të martë, si pasojë e vetëhelmimit.

Këtë të martë, në banesë, 64-vjeçarja Vezire Allka, ka konsumuar një mbidozë ilaçe.

Gruaja u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë në spital, por ndërroi jetë një ditë më vonë.

Paraprakisht dyshohet se Allka ka konsumuar ilaçet në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak se kohëve të fundit kishte shfaqur shenja mërzie.

Por për veprime të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese