Transmetuar më 11-07-2018, 12:27

Modelja bukuroshe kohët e fundit është shfaqur më e bukur se kurrë, plot nur dhe e rrumbullakosur.

Ajo tashmë është një nga modelet shqiptare më të njohura dhe një fakt të tillë e ka treguar shpesh, bëhet fjalë për modelen Vivian Canaj.

Dhe fill pas dasmës mjaft të komentuar që bëri disa muaj më parë, modelja Vivian Canaj duket se është në pritje të ëmbël.

Përveç pamjes së saj e cila duket paksa e rrumbullakosur, dyshimet janë përforcuar edhe më shumë nga  një mikja e saj.

Mikesha e modeles duket se i ka dhënë fund sekreteve me komentin e saj, ku shkruan, “O barku jot i bukur që po rritet nga dita në ditë”.

Megjithatë Vivian ende nuk ka dhënë asnjë prononcim nëse diçka e tillë është e vërtetë apo jo.