Transmetuar më 11-07-2018, 12:06

Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni antidrogë në zonën e Koridhalosë.

Bëhet me dijë se të arrestuarit janë të moshës 18, 33 dhe 48-vjeçare.

Arrestimet erdhën pasditen e kësaj të marte, pas hetimeve mbi grupin kriminal që drogën e siguronte nga Shqipëria dhe nëpërmjet bashkëpunëtorë, garantonte transportin deri në Athinë.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 19 kilogramë e 983 gramë marijuanë.

Gjithashtu u sekuestruan edhe tre peshore, 250 euro, 8 celulare, 13 çelësa apartamentesh, shënime për shitblerje droge.

Prej fillimit të vitit e deri më tani, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Kostur e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd