
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Londër në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
Pas këtij aktiviteti, shefi i qeverisë pati edhe një takim kokë më kokë me homologun grek Aleksis Cipras me të cilin fokusi i bisedimeve ishin çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.
Por, ajo që ra në sy të mediave edhe këtë herë ishin atletet e bardha të kryeministrit.
“Dikush duket se ka ngatërruar kodin e veshjes”, shkruan në Twitter rrjeti prestigjioz britanik BBC.
“Fotoja e familjes” është një moment tradicional, “por atletet sportive nuk duhen shpesh në rreshtin e parë”, shkruan BBC.
“Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që me sa duket e paska shijuar foton”, shkruan BBC./a.m./noa.al/
Looks like someone didn't get the shoes memo…?
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





