Transmetuar më 10-07-2018, 22:01

Franca është finalistja e parë e Botërorit, “Rusi 2018”.

Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme, Franca arriti të mposhtë Belgjikën me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë e këtij takimi, përfundoi me rezultatin 0-0.

Goli për francezët ka ardhur gjatëpjesës së dytë, në minutën e 51’ nga Umtiti, pas krosimit nga Griezman nga goditja e këndit.

Franca kalon në finale të një Botërori pas 12 vitesh, ku herën e fundit kishte humbur kundër Italisë, në vitin 2006.

Kujtojmë që Belgjika ka zhvilluar një Botëror mjaft të mirë, ku në çerekfinale, arriti të eliminojë Brazilin favorit, duke e mundur me rezultatin 2-1.

Finalistja e radhës do të përcaktohet nesër në mbrëmje, në përballjen Kroaci-Angli./a.k/noa.al/