Transmetuar më 10-07-2018, 21:51
Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar në Emergjencë të QKUK-së në Prishtinë.
Ekipet e ambulancës janë parë mbrëmjen e sotme te banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, nga ku e kanë dërguar për trajtim.
Për gjendjen e Pagarushës, në një prononcim për mediat vendase, ka folur zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka thënë se janë duke vazhduar t’i bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.
Si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi, asaj i është dhënë ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Një muaj më parë, Pagarusha festoi 85-vjetorin e lindjes.
Ajo njihet si Bilbili i Këngës Shqipe, por shpesh është cilësuar edhe si Mbretëresha e Këngës Shqipe./a.k/noa.al/