Transmetuar më 10-07-2018, 20:42

Ka marrë fund “telenovela” e kësaj vere, dhe Ronaldo është transferuar te skuadra e Juventusit.

Palët kanë rënë dakord që ylli portugez të kalojë në Itali për shumën e 105 milion eurove.

Kristiano do të firmosë kontratën nga e cila do përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Largimi nga 13 herë kampionët e Europës u paralajmërua nga vetë Ronaldo në ndeshjen finale të Champions League.

E në fakt klubi i Real Madrid ka publikuar në faqen zyrtare letrën që ylli portugez ka shkruajtur për vitet që ka kaluar në Madrid:

Letra e Ronaldos e publikuar në faqen zyrtare te Real Madrid:

Këto vite tek Real Madrid kanë qenë mbase vitet më të lumtura të jetës time. Kam vetëm ndjenja mirënjohjeje për këtë klub dhe për këtë qytet. Mundem vetëm të falenderoj të gjithë për dashurinë që kam marrë. Megjithatë, mendoj se ka ardhur momenti të hap një fazë të re të jetës time dhe për këtë i kam kërkuar klubit të pranojë transferimin tim. U kërkoj të gjithëve, veçanërisht tifozëve që të më kuptojnë. Kanë qenë 9 vite të mrekullueshme dhe unike. Ka qenë një moment emocionues për mua, plot konsideratë por edhe i vështirë sepse Real Madrid është shumë kërkues. E di mirë që nuk do të harroj kurrë që kam shijuar futbollin në mënyrë unike./a.k/noa.al/