Transmetuar më 10-07-2018, 17:05

Frutat e thata mund të jenë një mburojë shumë e mirë kundër çrregullimit të ritmit kardiak. Konsumi i rregullt i arrave, bajameve dhe lajthive, mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të tilla.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i Karolinska Institutet dhe Universitetit të Uppsala, në Suedi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Heart”.

Sipas studiuesve, një konsum i rregull i frutave të thata, redukton rrezikun për të zhvilluar insufiçencë kardiake.

Për të arritur në këtë përfundim, u mor në studim regjimi ushqimor dhe stili i jetës i mbi 61 mijë suedezëve me moshë nga 45 në 83 vjeç.

Shëndeti i tyre kardiovaskular u monitorua për 17 vjet, ku gjatë kësaj kohe ndodhën 4983 infarkte, 3160 raste të insufiçencës kardiake dhe 7550 raste të rrahjeve të çrregullta të zemrës.

U konstatua se konsumi i rregullt i frutave të thata, është i lidhur me një rrezik më të ulët të çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, shkruan noa.al.

Studiuesit shpjegojnë se frutat e thata dhe veçanërisht arrat, janë burim i acideve yndyrore natyrore, proteinave, fibrave, mineraleve, vitaminës E, folateve dhe një sërë elementësh të tjerë.

Konsumi i tyre përmirëson shëndetin karidovaskular, nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. /a.y/noa.al