Transmetuar më 10-07-2018, 13:55

Po lozte me të birin dhe nuk e kishte menduar kurrë se do mund ti bënte keq.

Shona Keetley, një 26-vjeçare angleze nga Cleethorpes, në lindje të Lincolnshire, ishte bashkë me të shoqin dhe djalin 18 muajsh, George, në Rand Farm Park, kur vendosi të rrëshqiste bashkë me të voglin e saj.

Ndërsa nënë e bir po rrëshqisnin, babai filmonte gjithçka ndodhi dhe mund ta gjeni në videon që noa.al sjell më poshtë.

Këmba e vogëlushit u zu poshtë nga e ëma, duke bërë që vogëlushi Georgë ta thyejë atë.

Për nënën nuk pati asnjë pasojë, por gruaja vendosi që të publikojë videon, si paralajmërim për nënat e tjera.

“Kisha frikë ta lija vetëm. Vendosa të ngjitesha vetë me të, pasi kisha frikë se vritej. As që e vura re që i kisha zënë poshtë këmbën”, tha gruaja.

Në momentin e rrëshqitjes vogëlushi qau pak, por Shona mendoi se e kishte prej frikës.

Vetëm në shtëpi ata kuptuan çfarë kishte ndodhur, duke e dërguar djalin në spital, i cili arriti ta marrë veten pas dy javësh. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd