Transmetuar më 10-07-2018, 08:55

Nëse edhe ju jeni ndër ata persona që përdorni kravatë çdo ditë, pasi ta lexoni këtë me siguri do të mendoheni mirë.

Është zbuluar se mbajtja e kravatës shkakton probleme në qarkullimin e gjakut në tru.

Edhe për ata që punojnë në zyra ku zhvillojnë shumë takime dhe kollarja parashikohet në kodin e veshjes, mirë është që mos ta mbajnë me orë të zgjatura.

Kravata ul performancën tuaj pasi ushtron presion te venat, e për pasojë sjell probleme në qarkullimin e gjakut në tru.

Nga eksperimentet e kryera, rezulton se meshkujt që mbajnë kravatë kanë 7.5 % më të ulët qarkullimin e gjakut. Ky rezultat është arritur pas skanimit të quajtur MRI.

Edhe pse ky ndikim në qarkullimin e gjakut nuk sjell pasoja të dukshme, është mjaftueshëm për të ulur aftësitë kognitive./a.m./noa.al/