





Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan, me pasojë plagosjen e një gruaje dhe vajzës së saj 1 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, ku mjeti tip “Kia” me targa AA 489 CR, me drejtues A.L., 30 vjeç, banues në fshatin Tregan, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me targa DE 519 HS, me drejtues shtetasin M.M., banues në Elbasan.
Ky i fundit kishte ndaluar para vijave të bardha për ti dhënë të drejte kalimi këmbësoreve.
Por si pasojë e goditjes mjeti me targa DE 519HS ka goditur një këmbësore e cila ishte bashkë me fëmijën e saj L.P., 1 vjeçe, banuese në Elbasan.
Pas kësaj gruaja me fëmijën u dërguan në spitalin e Elbasanit, ku pas kontrollit nga bluzat e bardha u dërguan për në spital.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





