Transmetuar më 09-07-2018, 09:09

Një fëmijë ka mbetur i aksidentuar rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme, e diel, në Elbasan.

Besim Vreto, 37 vjeç, banues në Tiranë, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 719 ER , ka aksidentuar një fëmijë.

I mituri A.S., 8 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Por pavarësisht dëmtimeve të pësuar, pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ndodhet jashtë rrezikut.

Vreto u arrestua nga policia, pak pas ngjarjes, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd