Transmetuar më 09-07-2018, 07:58

Një deklaratë e bërë nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili kërkoi përjashtimin nga kombëtarja të futbolistëve me dy shtetësi, ka sjellë reagime të ashpra.

Gjithçka për shkak të simbolit të shqiponjës që dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, bën pas shënimit të golave kundër Serbisë.

Por lidhur me këtë kërkesë ka reaguar Xhaka, i cili thotë se, Miescher i ka zhgënjyer lojtarët aktualë dhe ata që do të vijnë.

“Pas simbolit të shqiponjës, na siguroi mua dhe Shaqirin se do na mbronte, por ja çfarë ndodhi. Kuptoj nga fjalët e tij se nuk beson te futbollistët me dy shtetësi, por ne japim gjithçka për këtë fanellë. Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Embolo në Kamerun, për Akanxhi në Nigeri, apo Rodrigez në Kili dhe Spanjë”, u shpreh Xhaka.

Ai shtoi më tej se edhe trajneri Petkoviç ka dy shtetësi.

Sipas Xhakës, komentet e Miescher, kthejnë mbas në “Epokën e Gurit”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd