Transmetuar më 08-07-2018, 14:45

Pas Eliminimit të Zvicrës në Botërorin “Rusi 2018”, Granit Xhaka ka shkuar për pushime në Kosovë.

Mesfushori që aktivizohet në Premier Ligë te Arsenali, ka shkuar për pushime në vendlindjen e tij dhe për momentin ndodhet në Prishtinë.

Ai ka marrë me vete edhe fanellën që luajti kundër Serbisë dhe bëri bujë të madhe duke festuar me shqiponjë.

Fanellën që shënoi dhe festoi me shqiponjë, Graniti ia ka dhuruar kushëririt të tij, Agon Xhaka.

“22 qershori”, ka shkruar Agoni në rrjetet sociale.

Kujtojmë që me gjestin e Xhakës dhe Shaqirit në përballjen me Serbinë, FIFA i dënoi me nga 10 mijë franga./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd