Transmetuar më 08-07-2018, 12:31

Një oficer i Policisë së IEVP Burrel është ndaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB) pasi u ka marrë shuma të mëdha parash disa të burgosurve duke u premtuar lirinë.

SHKBSB ka ndaluar oficerin Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë burgut të Burrelit.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.

Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

Oficeri i burgjeve do të përballet me akuzat e “korrupsionit” dhe ‘shëprdorimit të detyrës”./a.m./noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd