Transmetuar më 08-07-2018, 12:02

Ishte në kërkim për plagosje të rëndë, por prej kohësh ndodhej në arrati.

Policia raporton se është prangosur 40-vjeçari nga Shkodra Pllumb Çera.

Ai është dënuar nga gjykata me tre vite burg për akuzat e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Dënimi ndaj tij është dhënë një vit më parë nga gjykata ndërkohë prangosja e tij u bë vetëm ditën e sotme.

Materialet ndaj 40-vjeçarit iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd