Transmetuar më 08-07-2018, 11:18

Deputeti socialist Eduard Shalsi është bërë baba për herë të tretë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën e quajtur Kler.

“Kler Shalsi erdhi në jetë”, shkruan deputeti në mesazhin e shoqëruar me disa zemra.

Bashkë me mesazhin ai shpërndan edhe një foto të dorës së vogëlushes.

Në postimin e deputetit kanë vërshuar më pas mesazhet e urimit nga miqtë e tij por edhe kolegët socialistë.

Shalsi dhe bashkëshortja e tij Eranda kanë edhe dy fëmijë më të mëdhenj, Patrikun dhe Samuelin./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd