







Kroacia kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pasi mposhti Rusinë vendase me 11-metërsha në sfidën e mbyllur në barazim 2-2 pas 120 minutave lojë.
Në shkallët e stadiumit kombëtarja kroate kishte dhe një tifoze speciale, presidenten Kolinda Grabar Kitaroviç.
Ajo ishte veshur me uniformën e kombëtares dhe ishte ulur pranë presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe kryeministrit rus Dimitri Medvedev.
Kitaroviç ishte e papërmbajtshme me festën e saj gjatë shënimit të golave nga Kroacia.
Në një moment, feste, ajo u pa teksa kërcente para kryeministrit rus i cili dukej i mërzitur nga humbja e ekipit të tij.
Në një video të publikuar, presidentja shfaqet duke festuar me futbollistët.
Ajo është futur mes tyre dhe kërcen tepër e lumtur.
“Le të festojmë gjithë natën dhe gjithë ditën”, shkruan presidentja në rrjetet sociale./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





