Transmetuar më 08-07-2018, 10:13

Prej kohësh në operacionin e forcave të NATO-s në Mesdhe është angazhuar edhe Forca Detare Shqiptare që ka ndihmuar në shpëtimin e qindra jetëve të klandestinëve.

Një tjetër operacion është finalizuar nga anija “Butrinti” që ka shpëtuar 41 emigrantë në një gomone që rrezikonte të mbytej.

Mes të shpëtuarve ishin 10 fëmijë si dhe shtatë gra, dy prej të cilave shtatzëna.

Gomonia ishte nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi dhe kishte si destinacion brigjet greke.

Pasi u shpëtuan, emigrantët u dorëzuan nga ekuipazhi shqiptar në një anije të “Frontex”.

Ky është operacioni i radhës kur efektivët shqiptarë bëhen protagonistë të shpëtimit të klandestinëve në Mesdhe./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd