Transmetuar më 08-07-2018, 09:21

U raportua si një prej rasteve masive të dhunës në familje fillimisht, por ngjarja u kthye në tragjedi pasi djali humbi jetën nga dhuna e babait.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjuricaj të Durrësit ku 41-vjeçari Agron Tema ndërroi jetë në spital 3 ditë pas dhunës barbare nga babai i tij Xhavit Tema, 70-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së dy Korrikut ndërkohë 41-vjeçari ndërroi jetë në spital tre ditë më vonë, në 5 Korrik në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai u godit disa herë në kokë teksa ishte në gjumë. Babai përdori për krimin e rëndë një shkop “topuz”, nga ata që përdoren për shtypjen e ullinjve.

Pasi la të mbytur në gjak dhe me plagë të rënda të birin, i moshuari shkoi në dhomën tjetër ku flinte nusja e djalit të vogël që ndodhet në emigracion, 24-vjeçarja Jolanda Tema. Edhe ajo u godit nga i moshuari me të njëjtin send por fatmirësisht arriti të shpëtojë vetëm me disa lëndime të lehta pasi mundi të largohet.

Ishte kjo e fundit që njoftoi policinë për gjithçka kishte ndodhur. Fillimisht, kunati i saj u shtrua në spitalin e Durrësit, por mjekët vendosën transportimin e tij në Tiranë pasi ndodhej në gjendje tepër të rëndë. Me gjithë ndërhyrjen, ai ndërroi jetë pas tre ditësh trajtim në spital.

Lidhur me krimin makabër, i moshuari ka qenë kontradiktor pasi ka dhënë disa versione. Raportohet se para krimit, në familje ka pasur debate të ashpra atë mbrëmje./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd