
Rusia dhe Kroacia përballen sot në mbrëmje, në orën 20:00, në ndeshjen e vlefshme për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit “Rusi 2018”.
Të dyja skuadrat luajnë sonte ndeshjen e fundit të çerekfinaleve në Kupën e Botës dhe do të kërkojnë kualifikimin në përballjen mes tyre.
Rusia dhe Kroacia janë përballur 3 herë me njëra-tjetrën. Dy sfida kanë përfunduar në barazim 0-0, ndërsa në takimin e fundit të zhvilluar në 17 nëntor 2015 triumfuan kroatët me rezultatin 1-3.
Ndërkaq janë publikuar edhe formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë që nga minuta e parë.
Kombëtarja që do të fitojë sonte, do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale.
Formacionet e skuadrave:
Rusia: Akinfeev, Fernandez, Ignashevich, Kutepov, Kudrjashov, Golovin, Samedov, Cheryshev, Zobnin, Kuzyjev, Dzuba.
Kroacia: Subasic, Lovren, Strinic, Vrsaljko, Vida, Rakitic, Modric, Kramaric, Perisic, Rebic, Mandzukic. /a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





