
Një sasi prej 1 ton marijuanë u sekuestrua nga policia italiane, në brigjet e Santa Maria të Leuca, në Leçe të Italisë, këtë të premte, ndërsa u arrestuan dy skafistë shqiptarë.
Në lidhje me ngjarjen ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka “thumbuar” qeverinë duke thënë se “vazhdojnë të gënjejnë se po luftojnë krimin e organizuar”.
Nëpërmjet një postimi në në Facebook, Nishani shkruan se “bashkimi i shqiptarëve të ndershëm mund ta shkul me rrënjë e me farë simbiozën pushtet-krim-varfëri-oligarkë-gënjeshtër.
“Përsëri 1 ton drogë sot në Itali nga Shqipëria. Dhe vazhdojnë të gënjejnë se po luftojnë krimin e organizuar. Duket sikur kjo simbiozë ; pushtet-krim-varfëri-oligarkë-gënjeshtër, është kalçifikuar. Jo të dashur miq, është po aq e kalbur sa dhe e pafytyrë. Bashkimi i shqiptarëve të ndershëm mund ta shkul me rrënjë e me farë”, shkruan Nishani./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





