Transmetuar më 07-07-2018, 13:40

Këngëtarja Nora Istrefi, është një prej femrave më të hijshme të skenës shqiptare.

Gjithmonë e kuruar dhe me një trup për t’u pasur zili, ajo nuk mendohet gjatë lidhur me veshjet e saj.

Por së fundmi ajo është shfaqur tejet provokuese e veshur me një trupore të zezë transparente.

Në foton e publikuar prej saj në rrjetet sociale, Nora shihet pa reçipeta dhe me mbathje tejet të vogla, ku transparenca i ekspozon shumë nga hiret.

Me flokët me onde të mëdha dhe me një trëndafil të vendosur në vend të varëses në gushë, këngëtarja shihet mjaft elegante.

Nora është një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit me një axhendë tejet të ngjeshur. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd