






Prej afro një viti çifti i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta, bashkë me djalin e tyre Lian, janë zhvendosur për të jetuar në Zelandën e Re.
Por për të gjithë fansat që janë bërë kurioz të dinë se çfarë po ndodh me ta, Vesa ka shuar kureshtjen.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, të cilin e cilësom “videoklipin më të ri muzikor” të të dyve, por në fakt lajmëron se së shpejti do të kthehen.
Postimi i Vesës
Ja dhe videoklipi më i ri muzikor nga ne dy… Kërkojmë falje që u vonuam pak këtë sezon, por kishim ca probleme teknike. Falenderojmë nënën natyrë, oborrin e shtëpisë dhe qiellin e bukur të dimrit…
Përtej shakasë, dua t’ju falenderoj të gjithëve që shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi (ne sapo erdhëm). Jemi në një fazë shumë të bukur frymëzuese që vetëm kjo parajsë këtu di ta japë dhe po mbledhim shumë energji të mirë. Besoj që çdo artisti ju dashka një reflektim nga larg të paktën një herë… dhe me që me sa po shoh nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë sa i përket tregut muzikor, shumë shpejt do të kthehemi më bukur e më të realizuar se çdo herë tjetër. Ju përqafojmë, shumë, na mungoni. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





