Transmetuar më 06-07-2018, 19:01

Policia e Dibrës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë ndodhur në aksin rrugor Krastë-Bulqizë ku një furgon ka dalë rreth 20 metër nga rruga dhe për pasojë janë plagosur katër udhëtarë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, në aksident është plagosur një burrë 45-vjeçar me inicialet A.S., i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës pasi është në gjendje më të rëndë si dhe tre gra.

Shtetasja me inicialet D.M., po ashtu është nisur drejt Tiranës me autoambulancë ndërkohë shtetaset Xh.K., 44-vjeçe dhe V.K., 32-vjeçe po marrin ndihmë në spitalin e Bulqizës.

Raportohet se drejtuesi i furgonit, është larguar nga vendngjarja pasi ka shkaktuar aksidentin.

Policia thotë se është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, shtetasit me inicialet Y.H.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.m./noa.al/

foto ilustruese 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd