


Një ditë më parë policia njoftoi se arrestoi 41-vjeçarin Klodian Ciruna, i cili ishte kallëzuar nga tre biznesmenë pasi u kishte zhvatur përmes mashtrimit një shumë prej një milion eurosh me premtimin se do u siguronte një leje ndërtimi.
Policia raportoi se ky shtetas rezulton me precedentë të mëparshëm penal po për zhvatje me shuma të mëdha përmes amshimit.
Dhe ai që e ka pësuar, ka qenë njerku i tij. NOA mësoi se para disa vitesh, Ciruna i ka marrë atij një shumë prej 750 mijë euro dhe nuk ia ka kthyer më.
Kjo shumë u zhvat nga ana e tij me premtimin e do t’i siguronte njerkut leje për një leje konçesionare për hidrocentral.
Po ashtu, Ciruna ka mashtruar edhe një italian të cilit i ka marrë 37 mijë euro duke i premtuar se do t’i siguronte një apartament në Tiranë.
Ai përdori të njëjtën skemë edhe për mashtrimin e tre biznesmenëve që u mori një milion euro. Ciruna deklaronte se kishte lidhje me një zyrë avokatie në Milano.
Po ashtu, ai u dërgonte biznesmenëve e-maile false ne emër të zyrës në fjalë.
Por, pasi koha kalonte dhe Ciruna po u shmangej, ata e kallëzuan në polici e cila e vuri në pranga./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





