




Shirat e shumtë dhe të rrëmbyeshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, janë kthyer tashmë në një rrezik potencial për drejtuesit e mjeteve.
I tillë ka qenë dhe aksidenti i një 16-vjeçari i cili ka përfunduar me makinën e tij në një gropë, të formuar për shkak të rrëshqitjeve te shkaktura prej reshjeve të dendura në zonën e Minesotës.
Shirat e rrëmbyer kanë krijuar një kanal nëntokësor.
Në pamjet e filmuara me dron nga Sheriff of Renville County, makina ka rënë brenda gropës në fund të së cilës shkon uji i kanalit.
Shoferi i cili ishte duke shkuar për të punuar në një fermë aty pranë, nuk pësoi dëmtime falë airbag-ut dhe rripat e sigurimit, dhe arriti që të dilte nga makina nga vendi i pasagjerit.
Guvernatori i Minesotës, Mark Dayton, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të shtetit për shkak ë motit të keq gjatë gjithë muajit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





