

Policia e Matit ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Dritan Merraj, nga Burreli ishte i shpallur në kërkim nga policia me herët për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, por uniformat blu nuk kishin arritur ta arrestonin.
43-vjeçari u arrestua këtë të enjte, pas denoncimit të bërë nga nëna e tij, 67-vjeçarja S.Merraj, e cila u paraqit në komisariat për të kërkuar ndihmë.
Për shkak se Dritan Merraj rezulton përsëritës për dhunë në familje, u bë arrestimi i tij.
Sakaq e moshuara u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për veprën penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





