Transmetuar më 06-07-2018, 08:34

Një shpërthim i fuqishëm në një magazinë me fishekzjarre, u ka marrë jetën 24 personave.

Shpërthimi ndodhi në një magazinë me fishekzjarre në Tultepec, të Meksikës.

Mes viktimave janë katër zjarrfikës dhe dy policë të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pas shpërthimit të parë, i cili u pasua edhe nga një tjetër.

Ndërkohë si pasojë e shpërthimeve të fuqishme të kësaj të enjteje, 49 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç lajmëruan autoritetet nga shpërthimi i parë, humbën jetën 12 persona. Por më tej shpërthimet e tjera, rritën bilancin e viktimave.

Autoritetet vendase po hetojnë për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd