Transmetuar më 06-07-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premte me pamje nga gjashtë xhami në restaurim.

Rama bën me dije se ndërhyrja e parë tërësore në to, do të nxjerrë në dritë vlerat e jashtëzakonshme kulturore dhe artistike.

Kryeministri thotë se këto xhami pas restaurimit do të jenë pikë reference për itineraret e turistëve.

“Me këto pamje të kantiereve për restaurimin e plotë të 6 prej xhamive monument kulture në vend, ku ndërhyrja e parë tërësore pas dekadash lënie ne rrënim do të nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme kulturore e artistike duke i kthyer në referenca kyç të itinerareve turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihen pamje nga restaurimi i xhamisë Mbret Berat, xhamisë së Beqarëve Berat dhe Teqesë së Helvetive, Berat.

Po ashtu vijohet me pamje nga Xhamia e Et’hem Beut Tiranë, Xhamia e Pazarit Gjirokastër dhe Xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë. /a.y/noa.al