

Pas një seancë maratonë me debate, akuza dhe kundërakuza të ashpra, mazhoranca ka miratuar projektligjin që i hap rrugën zbatimit të projektit për Teatrin e ri Kombëtar që do të ngrihet pas shembjes së ekzistuesit.
Me gjithë kundërshtitë e ashpra në sallën e parlamentit gjatë gjithë ditës por edhe jashtë sallës nga protestuesit, mazhoranca ka miratuar me 75 vota pro këtë projektligj.
Ndërkohë, gjatë momenteve të votimit deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit.
Më herët, kreu i grupit të PD Edmond Spaho mori fjalën për procedurë dhe kërkoi të tërhiqet ky projektligj.
Por pas refuzimit të mazhorancës, në ato momente opozita bllokoi diskutimet për projektligjin për avokatinë.
Në këto rrethana, kreu i Kuvendit veproi si në seancat e shkuara duke kaluar për votim projektligjet pa diskutim.
Pasi mazhoranca kaloi me forcën e akrtonit Projektligjin për Teatrin, deputetët e opzoitës braktisën sallën./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





