Transmetuar më 05-07-2018, 21:30

Marrëdhëniet e tensionuara mes opozitës dhe ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin bien fort në sy edhe tani që ata janë duke u larguar nga Shqipëria.

Sot ambasadori i SHBA dhe ajo e BE organizojnë pritjen e lamtumirës me faktorin politik në Shqipëri pasi u ka mbaruar mandati.

Por, mësohet se krerët e opozitës kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Ky vendim vjen në vazhdën e kritikave të ashpra nga eksponentët e opozitës në drejtim të ambasadorëve Lu e Vlahutin që i kanë akuzuar se kanë qenë të njëanshëm, duke mbështetur kryeministrin Rama.

Po ashtu, ambasadorët janë akuzuar se kanë heshtur për drogën dhe problemet e tjera të vendit nën qeverisjen e Edi Ramës.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë Kuvendi vijon seancën maratonë me diskutimet për projektligjin e Teatrit Kombëtar.

I pyetur nga gazetarët nëse do jetë i pranishëm në pritjen e ambasadorëve, Basha është përgjigjur prerë: “Kemi parlament ne!”. /a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd