
Një person ka gjetur vdekjen pasi u rrëzua teksa po lyente shkallët e pallatit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur një ditë më parë, në Tiranë, ku viktimë mbeti një 65-vjeçar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Gërbolli”. 65-vjeçari po lyente shkallët e pallatit dhe është rrëzuar në tokë.
Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, pavarësisht trajtimit atje ka gjetur vdekjen
Më datë 04.07.2018, në rrugën “Hysni Gërbolli”, shtetasi I.B., vjeç 65, banues në Tiranë, duke lyer shkallët e pallatit, aksidentalisht është rrëzuar në tokë, duke u dëmtuar dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, sqaron policia. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





