Transmetuar më 05-07-2018, 17:07

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, në përbërje të të cilit ka edhe shtetas shqiptarë.

Grupi ishte i përbërë nga grekë dhe shqiptarë, por ende nuk dihet numri i tyre.

Pas hetimeve disa mujore ka rezultuar se grupi kishte filluar aktivitetin, të paktën që nga shkurti 2017, trafikonte kokainë dhe kanabis, në zonat e Larisas, Pierisë dhe Selanikut.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan 1,7 kg kokainë, 1,1 kg kanabis, ampula dhe pilula me anabolikë, 62.800 euro, 10.000 lekë.

U sekuestruan gjithashtu 7 automjete, një motoçikletë dhe një triçikël, si dhe 17 telefona celularë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd