

Prokuroria e Krimeve të Rënda, i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Organi i akuzës ka bërë rekurs duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda.
Me kërkesën e Prokurorisë, synohet që ish-ministri i Brendshëm, nën akuzë për trafik droge të përfundojë pas hekurave.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rifitoi lirinë pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë për vendosjen e masës së sigurisë, “arrest shtëpiak”.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar “burg pa afat”.
Por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, konkludim se Tahiri nuk rrezikon të largohet, nuk mund të prishë provat e Prokurorisë dhe nuk mund të përsërisë të njëjtat vepra penale. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





