Transmetuar më 05-07-2018, 11:35

Policia e Bulqizës thotë se nga ndërhyrja në kohë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë.

Në orët e mbrëmjes së lënë pas, e mërkurë, policia është njoftuar e në malin e fshatit Dushaj, ka një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku Bajram Disha, 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj, sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar edhe nga terreni malor është larguar me shpejtësi.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se Bajram Disha, pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri, shtetasit Y.B., R.D., K.Ll., punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, Bashkia Bulqizë dhe disa punëtorë të një firme private.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar. Aktualisht vijon puna për kapjen e 63-vjeçarit.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Kanosja serioze për jetën” , “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd