


Policia italiane ka finalizuar një tjetër operacion anti-drogë gjatë të cilit janë prangosur dy shtetas shqiptarë.
Burrë e grua, 35 dhe 25-vjeçarë identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije janë arrestuar pasi janë kapur me një sasi kokaine.
Policia e cila e kishte nën vëzhgim, ka ndaluar fillimisht burrin i cili u kap në flagrancë teksa po i shiste doza kokaine një të riu në komunën e San Mauro Pascoli-t.
Policia shkoi në banesën e shqiptarit për kontroll por gruaja e tij 25-vjeçare tentoi të fshehë 21 doza kokainë.
Edhe ajo u vu në pranga në kushtet e flagrancës. Ndërkohë, në shtëpi u sekuestruan edhe 7750 euro të dyshuar burim i aktivitetit të jashtëligjshëm.
Sasia totale e kokainës që iu sekuestrua çiftit ishte 9.5 gramë./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





