
Ditët e fundit, mediat spanjolle dhe ato italiane e kanë bërë thuajse të kryer transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi në Itali.
Madje, është folur se akordi është arritur mes klubeve për shumën e 100-120 milionë eurove ndërkohë futbollisti do përfitojë 120 milionë në katër vite.
Edhe agjenti i Ronaldos ka konfirmuar se ka pasur ofertë por ka deklaruar se nuk ka asgjë përfundimtare.
Sipas raportimeve, edhe Reali duket se tashmë është i gatshëm për largimin e Ronaldos pasi ka projektuar afrimin e Mbappe apo Neymar.
Raportohet se drejtuesit e Realit kanë thirrur në takim agjentin e yllit portugez Jorge Mendes. Bëhet me dije se kanë nisur bisedimet për të diskutuar transferimin në Itali.
Gazeta “Marca” raporton se përfaqësuesit e Ronaldos kanë marrë propozim ta zgjidhin këtë çështje brenda 24 orësh.
Ronaldo ka qenë i pakënaqur me klubin pasi presidenti Florentino Perez nuk përmbushi premtimin që t’i rrisë pagën portugezit. Ai ndihet i fyer pasi paguhet shumë më pak se sa Lionel Messi.
Edhe United është në garë për Ronaldon por sulmuesi nuk ka marrëdhënie fort të mira me Mourinhon. Po ashtu, raportohet se klauzola 100 milionë euro nuk vlen për klube si United, Barcelona, PSG apo Bayern.
Në këto kushte, Juventusi e ka rrugën e hapur nëse Ronaldo ka pranuar dhe nëse ka gati milionat./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





