Transmetuar më 04-07-2018, 12:29

Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e sotme të pafajshëm deputetin Tom Doshi për çështjen e kallëzimit të rremë për atentatin e supozuar ndaj tij në vitin 2015.

Gjithashtu Gjykata e Tiranës ka vendosur 1 vit burg për ish-deputetin Mark Frroku dhe të dyshuarit si vrasës me pagesë, Durim Bami, të cilët akuzohen për kallëzim të rremë në bashkëpunim.

Por ish-deputeti Frroku dhe Durim Bami kanë kërkuar gjykimit të shkurtuar dhe për rrjedhojë i mbeten për të vuajtur vetëm 8 muaj burg.

Por me sa duket dhe Durim Bami do ti ulet masa e dënimit me burg pasi ky i fundit ka ndenjur me shumë se kaq në paraburgim, çka mund të sjell lirimin e tij.

Kujtojmë se një vit me parë prokuroria kërkoi 1 vit heqje lirie për Durim Bami, deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe shtetasin Durim Bami, persona nën akuzë për “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi.

Gjate pretencës, prokurorja deklaroi se tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat, që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd