Transmetuar më 04-07-2018, 07:42

Në orët e para të mëngjesit të së martës, policia italiane shkatërroi një grup kriminal të përbërë prej 22 personash, i cili merrej me trafikimin e kokainës nga Holanda.

Por mes të arrestuarve prej operacionit të koduar “Sottobosco”, është edhe këngëtari shqiptar Defrim Dervishi, i cili njihet me emrin e artit si Defri.

Dervishi është i njohur kryesisht në muzikën tallava dhe për këndimin në lokalet e natës.

Për shkatërrimin e grupit, hetimet nisën në vitin 2016, ku mes të arrestuarve janë pesë shqiptarët Defrim Dervishi, Haxhi Dervishi, Enver Dervishi, Besnik Dervishi, Klodian Alushku, Olsi Ivziku, Shkëlzen Cani, Arjan Temaj, Festim Hoxha dhe Shpëtim Fili. 

Të dyshuarit merrnin kokainë në Holandë nëpërmjet korrierëve, mes tyre dhe shqiptari Olsi Ivziku, dhe e shpërndanin në Itali.

Si kreu i bandës, u bë arrestimi i marokenit Mohamed Jarmoun, i cili ishte garanti i trafikut të kokainës dhe lëvizjen e parave. /a.y/noa.al

Trafik kokaine me arabët, kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali

Drogë nga Holanda në Itali, shkatërrohet banda shqiptaro-arabe e trafikut të kokainës 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd