
Jo më kot në shumë vende, por edhe në Shqipëri është implementuar sistemi i “mjekut të familjes”.
Duke kryer vizitat te i njëjti mjek, atëherë ai ka një histori të ecurisë suaj në shëndetësi dhe mund të japë këshillat e duhura kur keni probleme, duke u bazuar edhe në të dhëna të tjera.
Një studim i kryer së fundi nga hulumtuesit e Universitetit të Exeter-it ka arritur në konkluzionin se vizitat te i njëjti mjek ulin ndjeshëm shanset për vdekje të parakohshme.
Sipas shkencëtarëve, vijimësia e kujdesit shëndetësor nga i njëjti mjek është mjaft e rëndësishme për ecurinë tuaj.
Këshillohet që sidomos personat që vuajnë nga sëmundje kronike, të mos ‘shëtisin’ sa në njërin mjek te tjetri.
Kjo pasi ju keni nevojë që të ndiqeni në mënyrë komplekse dhe afatgjatë nga mjeku që njeh historikun e gjendjes suaj shëndetësore./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





