Transmetuar më 03-07-2018, 19:07

Zërave pro shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe një ish-deputete e PD.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Rajmonda Bulku e cila shprehet pro idesë për ndërtimin e teatrit të ri duke shembur ekzistuesin.

Teksa vlerëson hapjen e sallave të reja te “Turbina”, ajo thotë se të tilla duhen hapur edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.

“Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

Ajo ka komentuar edhe debatet e ashpra që lidhen me ndërtimin ose jo të kullave.

Aktorja Bulku thotë se nuk ka fare rëndësi se çfarë ndërtohet aty pranë, por mjafton që të kemi një teatër bashkëkohor dhe me kushte të mira.

“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Mirë është në atë vend, sepse akoma është infrastruktura, se aty, sido që të jetë, është një unazë e vogël, që njerëzit vijnë edhe në këmbë”, vijon Bulku./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd