Transmetuar më 03-07-2018, 14:08

Fitorja e bujshme e ekipit të Zvicrës përballë Serbisë në kampionatin Botëror të futbollit bëri jehonë.

Më shumë se rezultati, bujë bëri gjesti i shqiponjës i bërë nga dy golashënuesit nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kështu ndërsa sot pritet ndeshja mes Zvicrës dhe Suedisë, gazeta zvicerane “Tages Ainziger”, ka bërë një veprim për të stimuluar futbollistët shqiptarë.

Në titullin e vendosur në shkrimin për kombëtaren shkruhet në shqip, “Hajde Zvicër!”

Në artikull thuhet se kjo është thirrja e banorëve të fshatit Zhegër në Kosovë, prej nga ka prejardhjen Xherdan Shaqiri.

Më tej thuhet se shqiptarët e Kosovës, po e mbështesin Zvicrën, njëlloj si ta kishin kombëtaren e tyre.

Në rast fitoreje ditën e sotme, Zvicra kalon në fazën e 1/8 së Botërorit që po luhet në Rusi. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd