

Një djalë i ri ka hyrë në një banesë në Elbasan, ku ka tentuar të vjedhë, duke goditur me sende të forta të zotin e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku i dyshuar për vjedhjen e dhunshme është Etmond Panxhi, 32 vjeç, banues në fshatin Shelcan.
Ai akuzohet se ka hyrë në banesën e shtetasit B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetëm në banesën e tij.
Panxhi i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta të moshuarin, duke i shkaktuar dëmtime të shumta fizike.
Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e hënë, ku 32-vjeçari është larguar nxitimthi, duke mos mundur të marrë asgjë.
Por lajmërimi i policisë, bëri që Panxhi të arrestohet disa metra larg banesës që tentoi të vjedhë.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale, “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





