


Që lajmet e rreme (fake news) janë një problem i kohëve tona, është i ditur botërisht.
Por kush i sajon këto lajme, duket se nuk ka aspak dhimbsuri në zemër.
Kjo pasi, pas mbytjes së një gomoneje pak ditë më parë, dolën disa fotografi nga “France Presse”, nga ekipet e kërkim shpëtimit, por duket se ato nuk janë të vërteta.
Në rrjetet sociale flitet për një fotomontazh të fotografisë ku dy burra mbajnë në duar një fëmijë të vdekur.
“Zbulohet inskenimi i OJQ-ve të Soros. Turp”, thuhet në tekstin që shoqëron fotografinë.
Pretendohet se fëmija i vdekur, në të vërtetë është një kukull dhe se gjithçka është e rremë.
Denoncimi u bë nëpërmjet një postimi në Twitter ku shihet fotografia reale dhe montazhi në det. Ndërkohë një tjetër detaj që shton dyshimet për montazh është fakti se të gjithë në gomone dhe në ekipin e shpëtimit janë me ngjyrë, ndërkohë që “vogëlushi” është i bardhë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





