
Një ngjarje e pabesueshme na vjen nga Afrika e Jugut.
Një grua e cila ishte deklaruar e vdekur për shkak të një aksidenti rrugor është gjetur e gjallë në morgun e spitalit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Carletonville, të Afrikës së Jugut.
Gruaja është gjetur nga një punonjës i cili po kryente praktikat e zakonshme në trupin e gruas që supozohej e vdekur.
Ai ka vënë re që gruaja, e cila tashmë ndodhet e shtruar në spital, merrte frymë.
Siç raporton noa.al, mjekët e e ndihmës së shpejtë të cilët shkuan në vendngjarjen ku ndodhi aksidenti, në të cilën u përfshi gruaja, thanë se ajo nuk paraqiste shenja jete dhe e kishin shpallur të vdekur.
Aksidenti kishte ndodhur më 24 qershor të këtij viti.
Familja e gruas, emri i së cilës nuk dihet, kanë kërkuar një përgjigje në lidhje më rastin e ndodhur./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





