Transmetuar më 02-07-2018, 20:57

Daily Mail ka publikuar pamje të rëndë ku edukatoret e një kopshti në Kinë dhunuan fëmijët që refuzuan të flinin.

Dy edukatore janë arrestuar nga policia pas dhunës.

Prindërit ishin ankuar se fëmijët e tyre  kishin ardhur në shtëpi me shenja dhune në trup, sikur ishin shpuar me gjilpërë.

Pas kontrollit të pamjeve të kamerave, prindërit e tmerruar panë një nga edukatoret që mbante dy fëmijë dhe i shponte me një kapëse letrash, në një përpjekje për t’i vënë ata në gjumë, edhe pse fëmijët nuk donin të flinin.

Video tregon mësuesen që godet fëmijën në kofshë, shpinë dhe në krah me kapësen e letrave. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd