Transmetuar më 02-07-2018, 16:32

U raportua si një mrekulli, por nuk ishte e thënë që të shkonte deri në fund si e tillë.

Ka ndërruar jetë në spital 5-vjeçarja e aksidentuar të shtunën në Roskovec, pranë fshatit Kurjan.

Fillimisht, e mitura u raportua e vdekur, por kur mbërriti në spital ka shfaqur shenja jete. Policia tha se e mitura ishte në vdekje klinike.

Ajo kishte marrë goditje të rëndë në kokë dhe kishte pësuar hemorragji në tru.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Fierit, ajo u transportua në Tiranë në Spitalin e Traumës ku mori ndihmë më të specializuar.

Por, me gjithë ndihmën e dhënë, ajo ka ndërruar jetë këtë të hënë./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd